​Von der Leyen: BE duhet të nisë një fond të ri për investimet në energji

Evropë

​Von der Leyen: BE duhet të nisë një fond të ri për investimet në energji

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:06
Viola von Cramon

Bashkimi Evropian duhet të rishikojë buxhetin e tij dhe të konsiderojë nisjen e një fondi të ri për investime të mëdha shtesë në energji që nevojiten për të larguar vendet nga blerja e gazit rus, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Çështja është nëse buxheti i BE-së është ende i përshtatshëm për qëllimin dhe një vlerësim i ri i nevojave do të hapte derën për krijimin e një fondi sovran përmes një rishikimi afatmesëm të buxhetit”, tha Von der Leyen.

Ajo refuzoi të specifikonte nëse fondi i ri do t'i kërkonte BE-së të ndërmarrë huazim të mëtejshëm të përbashkët, por deklaroi se fondet ekzistuese të bllokut do të duhej "të plotësoheshin nga burime të tjera".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat