Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Erdogan kërcënon Athinën me raketat e reja balistike

Evropë

Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Erdogan kërcënon Athinën me raketat e reja balistike

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:26
Recep Tayyip Erdogan

Nuk kanë të sosur tensionet midis Turqisë dhe Greqisë. Lideri turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar sërish me tone të ashpra ndaj Greqisë.

“Tani kemi filluar të prodhojmë raketat tona. Sigurisht që ky prodhim i tremb grekët. Kur thua ‘Tayfun’ greku trembet dhe thotë do të godasë Athinën, epo sigurisht që mund të ndodhë”, është shprehur Erdogan.

Në tetor, Turqia lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuar në vend, të quajtur Tayfun, mbi Detin e Zi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raketa mund të godasë objektivat në një distancë prej 561 kilometrash në 456 sekonda. Ky kërcënim erdhi pasi Greqia ka rritur numrin e ushtrisë greke në ishujt pranë bregut të saj, edhe pse janë aleatë zyrtarë brenda NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë qenë rivalë për dekada në një gamë të gjerë mosmarrëveshjesh dypalëshe. 

Këto dinamika kanë të bëjnë kryesisht me përcaktimin e kufijve detarë, pretendimet e mbivendosura të dy shteteve për raftet e tyre kontinentale detare dhe mosmarrëveshjen gjatë mbi Qipron, të cilën Ankaraja e pushtoi gjysmë shekulli më parë për të krijuar shtetin kukull të Qipros Veriore.

Turqia gjithmonë ka kërcënuar në nivel politik dhe ushtarak të promovuar si për të rritur tensionin dhe për të kujtuar se sa e aftë është Turqia për inkursionet e saj në frontin strategjik dhe në forcat e armatosura. 

Deklaratat e zhurmshme nuk presupozojnë domosdoshmërisht veprime konkrete dhe Erdogan është mësuar të ngrejë tonin e më pas të kërkojë biseda diplomatike. Ndërkohë, sigurisht ka mbërritur një mesazh për autonominë ushtarake të shpallur të Ankarasë brenda NATO-s, gjë që përforcon vullnetin e Erdoganit për ta lënë vendin e tij të luajë si një sulmues i lirë në Aleancën Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat