Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur

Evropë

Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një incident i madh po vazhdon në Kanalin Anglez që përfshin dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.

Një operacion shpëtimi ka nisur dhe janë përshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.

Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, ndër të cilat përfshihej një marrëveshje me qeverinë shqiptare për qytetarët shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat