​Parlamenti bullgar nuk e mbështeti propozimin e qeverisë së re

Evropë

​Parlamenti bullgar nuk e mbështeti propozimin e qeverisë së re

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Ilustrim

Parlamenti i Bullgarisë nuk e pranoi propozimin për një qeveri të re teknokrate të propozuar nga partia e qendrës së djathtë GERB, duke e sjellë vendin më pranë zgjedhjeve të tjera të parakohshme.

Kandidati i GERB-it për kryeministër, Nikolai Gabrovski, një neurokirurg 51-vjeçar, një figurë jopartiake, nuk arriti të fitonte mbështetjen e nevojshme, pasi propozimi i qeverisë së tij mori vetëm 113 vota në parlamentin prej 240 vendesh.

Të hënën, Gabrovski i propozoi presidentit bullgar Rumen Radev të formojë një qeveri teknokrate, pasi u përball me detyrën e vështirë për të siguruar mbështetjen e nevojshme në parlament.

Partia më e madhe e qendrës së djathtë bullgare, GERB, mori shtatë ditë nga presidenti të hënën e kaluar në përpjekje për të formuar një qeveri që do ta nxirrte vendin nga një ngërç politik afatgjatë, në një kohë të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike.

GERB fitoi zgjedhjet e parakohshme më 2 tetor, të katërtat në vend në 18 muaj, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën për një qeveri të propozuar teknokratike të udhëhequr nga Gabrovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat