Tragjedia në Kanalin Anglez, peshkatari zbulon kombësinë e emigrantëve: Skenë filmash!

Evropë

Tragjedia në Kanalin Anglez, peshkatari zbulon kombësinë e emigrantëve: Skenë filmash!

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:55
Tragjedia në Kanalin Anglez

Ulërimat dhe britmat e emigrantëve që ndodheshin në gomonen e përmbysur në kanalin anglez, kanë zgjuar peshkatarët të cilët kanë shpëtuar 31 persona.

Peshkatari Skipper Raymond tha për Sky News se po flinte kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit, i cili i tha se “na kanë rrethuar varkën emigrantët”.

Raymond tha se kishte numëruar 45 persona që po mbaheshin në gomonen e përmbysur në ujë.

“Ngjante si një skenë nga filmat e Luftë së Dytë Botërore. Kishte njerëz gjithandej në ujë që bërtisnin”, tha peshkatari, i cili rrëfeu se bashkë me ekuipazhin e tij, për 2 orë me radhë u përpoqën të shpëtonin emigrantët duke i nxjerrë nga uji.

Ai po ashtu tha se në mesin e atyre që kishte shpëtuar, kishte emigrantë nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India dhe se i kishin rrëfyer se secili prej tyre i kishte dhënë 5 mijë Paund një trafikanti në Francë në mënyrë që t’i çonte në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat