BE, shteteve anëtare: Hiqni të gjitha kufizimet anti-COVID

Evropë

BE, shteteve anëtare: Hiqni të gjitha kufizimet anti-COVID

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka lëshuar një deklaratë duke u bërë thirrje vendeve anëtare të heqin çdo kufizim të mbetur të udhëtimit për COVID-19 dhe të mundësojnë lirinë e plotë të lëvizjes brenda bllokut, i cili gjatë pandemisë ishte ndalur pothuajse plotësisht.

Në deklaratën e lëshuar dje, Këshilli ka njoftuar se ka miratuar ndryshime në rekomandimet për udhëtimin në BE dhe për lehtësimin e lirisë së lëvizjes në BE gjatë pandemisë COVID-19, përmes të cilave kanë këshilluar Shtetet Anëtare të përmbahen nga vendosja e ndonjë kufizimi të ri, shkruan Euronews.

Sipas rekomandimeve të reja, shtetet anëtare nuk duhet të vendosin asnjë kufizim për udhëtimet për arsye të shëndetit publik. Megjithatë, rekomandimet mbajnë një sërë masash mbrojtëse në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike ”, thekson Këshilli në deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat