“Putini pranoi që Rusia të bëhej pjesë e BE-së”, Berlusconi: Ja cilat vende kundërshtuan

Evropë

“Putini pranoi që Rusia të bëhej pjesë e BE-së”, Berlusconi: Ja cilat vende kundërshtuan

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Silvio Berlusconi dhe Putin

Kryetari i partisë “Forca Italia” në Itali, ish-kryeministri Silvio Berlusconi, ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet sot Europa.

Berlusconi është shprehur se për Bashkimin Europian mbetet problem thelbësor sistemi i votimit, ai me unanimitet të plotë. Që sipas të ilit do të ishte më mirë nëse do të ishte me “shumicë të cilësuar”.

Për të shpjeguar më mirë këtë rast, Berlusconi tregoi rënien dakord me presidentin rus Vladimir Putin, për hyrjen e Rusisë në BE, që sipas tij u pengua vetëm nga votat e Gerjmanisë dhe Francës.

Sipas tij, nëse Rusia do të ishte pjesë e unionit, këto provleme që ekzistojnë sot, sipas tij nuk do të kishin ndodhur.

“Ne shpresonim të ishim në gjendje të bindnim Rusinë, e cila është absolutisht një vend evropian nga historia, nga tradita, nga feja, nga letërsia e saj, nga muzika e saj, nga mënyra e saj e jetesës, të bashkohet me Evropën tonë, duke vendosur kështu një fund të rrezikut që qëndron mbi ne nga një zgjerim i globalizmit kinez edhe në kontinentin tonë. Unë i mora Putinit “dritën jeshile” për këtë operacion, të gjitha vendet evropiane ranë dakord, përveç Gjermanisë dhe Francës, të cilat kundërshtuan pasi u trembën nga hyrja e Rusisë në Bashkimin Evropian, sepse do të humbisnin primatin në Evropë. Ishte një keqardhje e madhe dhe sot, për fat të keq, situata është kthyer në atë të “Luftës së Ftohtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat