Çfarë po ndodh? Një tjetër oligark rus gjendet i pajetë në shtetin evropian, zbardhen dyshimet e para

Evropë

Çfarë po ndodh? Një tjetër oligark rus gjendet i pajetë në shtetin evropian, zbardhen dyshimet e para

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Dmitriy Zelenov

Oligarku rus, ish-pronari i grupit më të madh të ndërtuesve “Don-Stroi”, Dmitriy Zelenov, ka vdekur në Francë.

Mediat e huaja shkruajnë se oligarku rus ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga shkallët.

Ky është një tjetër vdekje misterioze që pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku shumë oligarkë, biznesmenë, përkrahës të Vladimir Putin kanë humbur jetën në rrethana misterioze.

Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, ishte menaxher i hekurudhave ruse dhe u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë; i njëjti fat për drejtorin e transportit të Gazprom, 61-vjeçari Yuri Voronov, u gjet i vdekur në një pishinë; miliarderi Alexander Subbotin, 43 vjeç, vdiq në mënyrë misterioze në maj: Multimilioneri ukrainas Yevgeny Palant, 47 vjeç dhe gruaja e tij Olga Palant, 50 vjeç, u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre familjare në rajonin e Moskës.

Lista është në fakt shumë e gjatë, që nga fillimi i vitit shumë nga miqtë e Putinit kanë vdekur në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat