Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Më shtypet zemra kur mendoj për fëmijët në Ukrainë

Evropë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Më shtypet zemra kur mendoj për fëmijët në Ukrainë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mori pjesë në mbledhjen e ndihmave për fëmijët e Ukrainës, ku ndër të tjera foli për situatën në këtë vend.

Në fushatën humanitare të gazetës BILD të quajtur “Zemra për Fëmijët”, Baerbock deklaroi se është jashtëzakonisht e vështirë të vëzhgohet situata në të cilën ndodhen fëmijët në Ukrainë.

“Zemra ime shtypet kur mendoj për gjërat e tmerrshme që përjetojnë fëmijët. Familjet që kërkojnë mbrojtje në metronë e Kievit, nënat në Bucha, të vrarët rrugës për në shtëpi, studentë që bëjnë detyrat e tyre nën dritën e qiririt. Ajo çfarë ju them me bindje të plotë. Ju dhe prindërit tuaj jeni pafundësisht të fortë. Ju nuk jeni vetëm, keni miq këtu në Gjermani”, tha Baerbock.

Gjithashtu, gjatë paraqitjes së saj, Baerbock iu referua segmenteve të tjera të luftës dhe iu përgjigj pyetjes nëse sheh shpresë për paqe në këtë Krishtlindje në Ukrainë.

“Ne nuk duhet të harrojmë një gjë. Askush përveç Putinit nuk e filloi këtë luftë, dhe nëse Putini dëshiron, lufta do të përfundojë nesër. Gjithçka që ai duhet është të urdhërojë ushtarët e tij të tërhiqen. Fatkeqësisht, nuk ka indikacione të sinqerta për këtë”, shtoi shefja e diplomacisë gjermane.

Megjithatë, sipas Baerbock, armëpushimi nuk duhet të bëhet sipas kushteve të Putinit.

“Ata nuk duan asgjë më shumë se liri dhe siguri për familjet e tyre për Krishtlindje. Një armëpushim sipas kushteve të Putinit nuk do t’i jepte fund terrorit, përkundrazi”, përfundoi Annalena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat