​Belgjika shënon një përkeqësim të gjendjes financiare të qytetarëve të saj

Evropë

​Belgjika shënon një përkeqësim të gjendjes financiare të qytetarëve të saj

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Instituti belg i statistikave Statbel ka publikuar sot rezultatet që regjistrojnë përkeqësimin e gjendjes financiare të qytetarëve të cilët njëkohësisht i japin shtetit vlerësime më të ulëta.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur qytetarët e vlerësonin vendin shtatë nga dhjetë të mundshme, tani i japin notën 6.6, tregojnë rezultatet.

Sipas Statbel, çdo i pesti i anketuar (20.9 për qind) i ka dhënë gjendjes së tyre financiare një vlerë të ulët, midis 0 dhe 5. Në tremujorin e tretë të 2021, vetëm 14.7 për qind e të anketuarve dhanë një vlerësim nën ose të barabartë me mesataren.

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, 33.8 për qind e belgëve i dhanë një vlerësim të lartë situatës së tyre financiare (midis 8 dhe 10), ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 39.4 për qind e belgëve e bënë këtë.

Popullsia më e cenueshme është ajo që pakënaqësia financiare është më e fortë dhe përkeqësim i dukshëm vërehet edhe te të rinjtë, përfituesit e pagesës së papunësisë, personat me paaftësi afatgjatë për punë, familjet me të paktën katër anëtarë dhe familjet me fëmijë.

Anketa tremujore e Statbel ka pyetur qytetarët edhe për kënaqësinë në marrëdhëniet personale dhe jetën në përgjithësi.

Mesatarisht, rezultati është 7.7 nga 10 për marrëdhëniet personale dhe 7.3 për kënaqësinë e përgjithshme të jetës. Këto rezultate janë të ngjashme me ato të tremujorit të tretë të 2021.

Megjithatë, njerëzit më të varfër janë dukshëm më pak të kënaqur me jetën, duke dhënë një vlerësim mesatar prej 6.9, krahasuar me 7.2 dhe 7.4 vitin e kaluar.

Sondazhi u krye në një kampion prej 5000 personash të moshës 16 deri në 74-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat