Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Evropë

Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 09:55
Lyudmila Alekseyeva, e cila vdiq në vitin 2018, ishte një nga themeluesit e Grupit të Helsinkit në Moskë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend, Grupi i Helsinkit në Moskë (MHG).

Ky veprim vjen në mes të një fushate të Kremlinit për të mposhtur kritikat për luftën në Ukrainë.

Mocioni u shfaq në faqen e internetit të ministrisë së më 20 dhjetor.

MHG u krijua në vitin 1976 nga disidentë të njohur të asaj kohe, në shtëpinë e fizikantit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov.

Anëtarët grupit u arrestuan ose u detyruan të lëshojnë vendin, pasi u themelua MHG.

Grupi ringjalli aktivitetin e tij në Rusi në fund të vitit 1980./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat