“Shkunden” pozitat e Putinit, ja kush janë 3 “skifterët” që po përgatiten të marrin pushtetin e plotë në Kremlin

Evropë

“Shkunden” pozitat e Putinit, ja kush janë 3 “skifterët” që po përgatiten të marrin pushtetin e plotë në Kremlin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 10:18
Vladimir Putin

Kur Parlamenti Evropian  muajin e kaluar dënoi Rusinë si një sponsor shtetëror të terrorizmit, Yeveny Prigozhin, kreu i grupit mercanar “Wagner” që është shpallur nga BE si organizatë terroriste, vendosi t’i dërgoje një mesazh këtij institucioni. Prigozhin që është në të njëjtën kohë dhe i besuari i Vladimir Putinit regjistroi një video ku dukej ai vetë duke tundur një çekiç që ishte me njolla gjaku me pretendimin dhe kërcënimin se po priste eurodeputetët në Bruksel.

Pak kohë më pas ai deklaroi se hakerat e “Wagner”-it do të vazhdojnë  të ndërhyjnë në zgjedhjet në perëndim. “Ne kemi ndërhyrë, ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë në zgjedhjet amerikane”, tha Prigozhin.

Sipas Foreign Policy edhe pse shpërthimet publike kanë në shënjestër perëndimin,  objektivi i Prigozhinit është Moska, ose më saktë Ministri rus i  Mbrojtjes Sergei Shoigu. Prigozhin ka qenë prej kohësh “pitbulli” i Putinit, duke drejtuar operacione të fshehta nga Afrika deri në Lindjen e Mesme. Tani, befas, atij i hapet një fushë pushteti më i gjerë politik. Duke qenë se pushtimi i Putinit nuk pati sukses siç ishte planifikuar, lideri rus po kërkon fajtorët dhe një betejë e fraksioneve të ndryshme është duke u zhvilluar. 

Nëse Prigozhin do ta fitonte atë betejë dhe do të ringjallej si,ministri i ardhshëm i Mbrojtjes, atëherë kjo fitore do të paralajmëronte një kthesë të madhe ushtarako-politike në korridoret e Kremlinit. Prigozhin udhëheq një brez të ri të linjave të ashpra, agresioni i të cilëve tejkalon të gjithë dhe gjithçka, madje edhe gardën e vjetër të Putinit.

Besimi i humbur

Putini, nga ana tjetër, nuk mund të apelojë më për besnikëri brenda ushtrisë së Federatës Ruse. Për më tepër, duke qenë se gjatë epokës sovjetike gjeneralët ushtarakë ishin gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste, ushtria e sotme ruse është relativisht apolitike. Në këtë kontekst, rënia e ushtrisë ruse në Ukrainë sigurisht që do të sillte telashe për Putinin. Me pushtimin e Ukrainës, Putini i dha një arsye për përbuzje një institucioni që nuk është besnik ndaj tij. 

Në vetëm 10 muaj luftë, ushtria ruse humbi më shumë gjeneralë dhe oficerë të lartë sesa në shtatë vitet e luftës në Siri ose në 10 vitet e luftës sovjetike në Afganistan. Sipas spekulimeve, Putin humbi besimin e Ministrit të Mbrojtjes Shoigu si dhe besimin e shefit të shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov. Prigozhin është vetëm njëri nga dy rusët që komandojnë ushtritë  e tyre.

Roli i Ramzan Kadyrov

Një emër tjetër mjaft i njohur është i forti çeçen Ramzan Kadyrov. Të dy duket se kanëkrijuar një aleancë të heshtur kundër hierarkisë ushtarake ruse. Në tetor, ata njoftuan publikisht një fushatë që kritikonte udhëheqjen ushtarake ruse në Ukrainë. Kadyrov e vlerësoi Prigozhin si vëllain e tij të dashur dhe inkurajoi ndjekësit e tij që t'i kushtojnë vëmendje asaj që Prigozhin po thoshte. Nëse qëllimi i Prigozhin është Ministria e Mbrojtjes, ai i Kadyrov mund të jetë krijimi i një garde pretoriane që do të kishte kontroll mbi sigurinë e regjimit. 

Sa më shumë të varet Kremlini prej tij, aq më e madhe është liria e tij e veprimit në Çeçeni. Prigozhin duke parë rezultate e  ushtrisë ruse që ishin ne humbje e sipër vendosi të shndërronte anëtarët e “Wagnerit” nga mercenarë në ushtarë të vërtetë. Wagner ndryshe nga ushtria ruse ka akses në armë të avancuara, siç janë tanket T-90. Në dy rajone ruse afër Ukrainës, Belgorod dhe Kursk, Prigozhin krijoi struktura paralele ushtarake, duke përfshirë objektet e trajnimit dhe qendrat e rekrutimit.

Del në skenë emri i Surovikin

Këto të dy falë kritikave të njëpasnjëshme që bënë ndaj gjeneralit Aleksander Lapin për dështimet e tij në Ukrainë arritën që në vend të tij të sillnin gjeneralin e tyre të preferuar  Sergei Surovikin. Prigozhine quajti Surovikin një figurë legjendare e lindur për t'i shërbyer me besnikëri vendit të tij. Kjo sepse Surovikin është me të vërtetë ëndrra e çdo rus të vijës së ashpër. Si një komandant i ri batalioni, Surovikin mori pjesë në tentativën për grusht shteti ushtarak që supozohej të rrëzonte Presidentin Mikhail Gorbachev në gusht 1991.

Ai njihet gjithashtu si Gjenerali Armagedon ose kasapi nga Siria, i prirur për të lëshuar raketa pa dallim duke synuar civilët. Pra si përfundim, Surovikin, Prigozhin dhe Kadyrov formojnë një trekëndësh të linjës së ashpër që mund të udhëheqin Federatën Ruse në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat