Rrahet brutalisht “Babagjyshi” në Kroaci, sulmuesi dyshohet se është ushtar

Evropë

Rrahet brutalisht “Babagjyshi” në Kroaci, sulmuesi dyshohet se është ushtar

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale po përhapet video e rrahjes brutale të një të riu të veshur si Babagjysh në Slavonski Brod të Kroacisë.

Policia kroate ka konfirmuar se është njoftuar prej një qytetari rreth përleshjes pak pas orës 15:00, raporton index.

“Sot, më 24 dhjetor, rreth orës 15:15, Departamenti i Policisë së OKK-së në Brod-Posavinë është njoftuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike (përleshje mes disa personave). Menjëherë në vendngjarje janë dërguar oficerët e policisë, të cilët kanë konfirmuar vërtetësinë e informatës”, njoftoi policia.

“Puna e mëtutjeshme nga ana e zyrtarëve policorë për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave lidhur me ngjarjen e lartpërmendur është duke u zhvilluar hetime dhe pas përfundimit, do të japim informacion të plotë”, thonë nga Departamenti i Policisë.

Askush nuk kërkoi ndihmë mjekësore në spital, ndaj nuk dihet shkalla e dëmtimeve të të riut të rrahur.

Ndryshe, sulmuesi dyshohet se është pjesëtarë i Ushtrisë së Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat