Lufta në Ukrainë, Erdogan jep deklaratën befasuese

Evropë

Lufta në Ukrainë, Erdogan jep deklaratën befasuese

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:23
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se “Perëndimi vetëm provokoi dhe nuk u përpoq të ndërmjetësonte krizën në Ukrainë”. 

Kjo deklaratë e liderit turk u bë gjatë një takim me të rinjtë në Erzurume, raporton “RIA Novosti”.

“Perëndimi vetëm sa ka intensifikuar elementet e provokimit dhe nuk është përpjekur të jetë ndërmjetës” mes dy palëve. 

Ne si Turqi e kemi marrë këtë rol, në veçanti në lidhje me korridorin e grurit të Detit të Zi", shtoi Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat