Gjykata rumune vendos 30 ditë paraburgim për Andrew Tate, reagon Greta Thunberg: Kjo ndodh nëse nuk riciklon

Evropë

Gjykata rumune vendos 30 ditë paraburgim për Andrew Tate, reagon Greta Thunberg: Kjo ndodh nëse nuk riciklon

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 23:53
Andrew Tate

Një gjykatë rumune ka vendosur që influenceri i mediave sociale Andrew Tate do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Vendimi vjen pasi ai u arrestua në Rumani së bashku me vëllanë Tristanin me dyshimin për trafik të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Dy persona të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen u lanë gjithashtu në paraburgim.

Tate është një personazh i njohur në rrjetet sociale kryesisht Tik Tok me mendimet e tij kontraverse që shpesh kanë krijuar reagime të ashpra.

Zbulimi i vendndodhjes së tij ndodhi falë një gabimi në një konflikt të nisur me ambientalisten Greta Thunberg.

Ai postoi në rrjetet sociale një pamje të picave që kishte porositur ku thoshte se kutitë nuk do t’i riciklonte, si një thumb për Gretën.
Ka qenë pikërisht ky detaj që ka zbuluar vendndodhjen e tij.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Thunberg, e cila e lumtur postoi në rrjet se “kjo është ajo që të ndodh kur nuk riciklon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat