Një festë e pazakontë e Vitit të Ri për Moskën: Qielli do të “ruhet” nga 20 mijë ushtarë

Evropë

Një festë e pazakontë e Vitit të Ri për Moskën: Qielli do të “ruhet” nga 20 mijë ushtarë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:22
Moskë

Edhe pse 31 dhjetori është zakonisht një ditë kur masat e sigurisë shtohen përgjithësisht në shumë qytete të botës, për shkak të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Moskës kanë vendosur të marrin masa shtesë sigurie.

Sipas mediave ruse, në natën e ndërrimit të viteve, Moska do të aktivizojë mbrojtjen kundërajrore dhe antiraketë dhe në të gjithë këtë proces do të përfshihen rreth 20 mijë ushtarë.

“Në total, gjatë festave të Vitit të Ri dhe fundjavave, rreth 20 mijë ushtarë të Forcave Ajrore do të jenë në detyrë luftarake për mbrojtjen ajrore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raporton skynews.

Image
Moskë

Sipas ministrisë, nga numri i përgjithshëm i personelit ushtarak që do të sigurojë Moskën dhe qiellin mbi qytet, më shumë se 1,800 ushtarë të Brigadës së Parë të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore për Qëllime Speciale do të shkojnë në detyrë luftarake në natën e Vitit të Ri.

“Brigada e parë kryen detyrat e mbrojtjes së kryeqytetit rus nga armët e sulmit ajror dhe raketat balistike. Personeli ushtarak do të shërbejë gjatë fundjavës në njësitë e mbrojtjes ajrore, në stacionet e radarëve dhe postet komanduese”, konfirmoi policia.

Këtë vit, ndryshe nga ato të mëparshmet, në Moskë gjatë festave të Vitit të Ri nuk priten ngjarje masive dhe fishekzjarre.

Në periudhën prej 18 orësh nga 31 dhjetori deri më 1 janar, qasja e qytetarëve në Sheshin e Kuq si dhe në Sheshin e Revolucionit në kryeqytetin e Rusisë do të kufizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat