Scholz: Gjermaninë e vuri në sprovë lufta në Ukrainë

Evropë

Scholz: Gjermaninë e vuri në sprovë lufta në Ukrainë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 16:16
Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në mesazhin e Vitit të Ri tha se lufta në Ukrainë është një pikë kthese që e vuri në sprovë Gjermaninë.

“Putini po bën një luftë agresioni imperialiste në zemër të Evropës. Kjo pikë kthese na vë ne dhe vendin tonë në provë”, tha Scholz.

“Aty fshihet edhe një lajm i mirë – ushtria ruse nuk e mposhti Ukrainën brenda pak ditësh, siç planifikoi Putini. BE-ja dhe NATO-ja janë të bashkuara, Gjermania nuk iu nënshtrua shantazheve me gazin rus”, tha ai, raporton Deutsche Welle.

“Ne simpatizojmë ukrainasit, të cilët edhe në ditët si sot, nuk mund të pushojnë nga bombat dhe raketat ruse. Dhe të gjithë ne i ndiejmë pasojat e luftës në jetën e përditshme, kur blejmë në supermarket, në pikën e karburantit ose paguajmë faturën e energjisë elektrike ose gazit”, pohoi i pari i qeverisë gjermane.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmojnë në pritjen dhe kujdesin e refugjatëve të luftës, duke shtuar se 29 milionë njerëz vullnetarisht dhe humanitar angazhohen në organizata të ndryshme.

Kancelari socialdemokrat njoftoi edhe paketat e reja të masave për të luftuar krizën që do të hyjnë në fuqi në Gjermani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat