Gjykata la në burg personazhin më të famshëm në rrjet, Andrew Tate! 23 orë i izoluar në qeli - ja kushtet çnjerëzore të burgjeve në Rumani

Evropë

Gjykata la në burg personazhin më të famshëm në rrjet, Andrew Tate! 23 orë i izoluar në qeli - ja kushtet çnjerëzore të burgjeve në Rumani

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:01
Pamje nga burgu

Andrew Tate, një prej personazheve më të famshëm në internet për shkak të pikëpamjeve të tij mbi trajtimin e femrave dhe reklamimin e jetës luksoze të tij, do ta kalojë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në burg në Rumani.

Gjykata e Bukureshtit vendosi ta lërë në burg për 30 ditë, pasi u arrestua një ditë më parë sëbashku me vëllain e tij, Tristan Tate, të cilët akuzohen për trafik të qenieve njerëzore dhe prostitucion.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, dy vëllezërit mbanin të “burgosura” 6 vajza në shtëpinë e tyre në Rumani, dhe i shfrytëzonin ato për të prodhuar materiale pornografike.

Vëllezërit Tate do të qëndrojnë në burg për 1 muaj, por ende nuk është vendosur se në cilin prej institucioneve do të vendosen. Raportimet e mediave të huaja, tregojnë kushtet çnjerëzore të burgjeve në Rumani.

Sipas një raporti nga Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës së qytetarëve, zbuloi disa të dhëna shqetësuese për burgjet në Rumani. Të burgosurit qëndrojnë 23 orë të izoluar në qelitë e tyre, ndërsa disa të tjerë mbahen edhe në biruca pa dritë natyrale.

Ata kanë të drejtë vetëm një orë në ditë që të dalin nga qelia e tyre për aktivitete të ndryshme në ambientet e jashtme të burgut.

Kushtet materiale në të gjitha burgjet e vizituara ishin përgjithësisht të këqija, me qeli të rrënuara, me mungesë të pajisjeve (hapësirë magazinimi, tavolina dhe karrige), dhe dyshekë dhe shtretër të konsumuar dhe të infektuar me çimka dhe buburreca,” thuhet në raport.

Nuk ka ende një të dhënë zyrtare se ku do të qëndrojnë vëllezërit Tate, por këto kushte të përshkruara në raport, janë thuajse në të gjitha burgjet e Rumanisë.

Image
Pamje nga burgu
Image
Pamje nga burgu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat