Boris Johnson uron Vitin e Ri: Gjërat do të përmirësohen në vitin 2023

Evropë

Boris Johnson uron Vitin e Ri: Gjërat do të përmirësohen në vitin 2023

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 21:12
Boris Johnson

Boris Johnson ka thënë se është i bindur se “gjërat do të përmirësohen” në vitin 2023 pas një viti “mjaft të trazuar” .

Në urimin e shkurtër të vitit të ri të postuar në rrjetet sociale, ish-kryeministri nuk përmendi largimin e tij  nga Downing Street apo krizën e kostos së jetesës.

Në vend të kësaj ai dha një mesazh optimist mbi perspektivat për ekonominë dhe mundësitë e hapura nga Brexit pas përfundimit të pandemisë.

Johnson tha se ishte “më i bindur se kurrë” se presidenti rus Vladimir Putin do të mposhtet në Ukrainë , ndërkohë që kishte shenja se inflacioni në mbarë botën po binte.

Ai tha: “2022 është drejt perfundimit pas një viti mjaft të trazuar në të cilin humbëm Mbretëreshën tonë të dashur dhe pamë fillimin e luftës më të keqe në Evropë për 80 vjet,” tha ai.

“Dua t’ju them pse mezi pres vitin 2023 dhe pse kam besim se gjërat do të përmirësohen.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat