Pyetja më e madhe e Europës në vitin 2023: Cili do të jetë hapi i radhës i Rusisë për luftën në Ukrainë

Evropë

Pyetja më e madhe e Europës në vitin 2023: Cili do të jetë hapi i radhës i Rusisë për luftën në Ukrainë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:29
Vladimir Putin

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka dëshmuar se çdo supozim ka qenë i gabuar duke e lënë Europën të pyesë veten se çfarë duhet të supozojë për të mos gabuar.

Pushtimi i Ukrainës në muajin shkurt arriti të befasojë Europën në çdo lloj mënyre, shkruan CNN. Për ata që mendonin se Moska ishte mjaft e matur për të mos tentuar një hap kaq të madh dhe të cilësuar si të çmendur, pushtimi nisi realisht.

Megjithatë me mbylljen e vitit 2022, Europa po përballet me një sërë ta panjohurash. Një ushtri që dikur konsiderohej si e treta më e frikshme në botë ka nisur një pushtim në fqinjin e saj.

Rusia shpenzoi miliarda dollarë për të modernizuar ushtrinë. Zyrtarët perëndimorë janë surprizuar pasi linjat e kuqe të Rusisë kanë ndryshuar vazhdimisht.

Kjo ka sjellë një unifikim të papritur të Perëndimit. Pavarësisht se kishte një përçarje mes tij në lidhje me Irakun, Sirinë, Europa dhe SHBA kanë folur me të njëjtin skenar për Ukrainën. Herë pas here, Uashingtoni mund të jetë dukur më i kujdesshëm.

Sfidat e Rusisë në këtë pikë janë të mëdha: Personeli i trajnuar jo shumë fort. Ajo është duke luftuar për municione dhe duke parë kritika të brendshme të hapura dhe të rregullta për zinxhirin e saj të furnizimit dimëror.

Ukraina është në territorin e saj, me moralin ende të lartë dhe armët perëndimore po vazhdojnë të shkojnë në ndihmë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat