Skandali Katargate/ Hetimi kalon në fazën e dytë, gati kërkesa për heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve

Evropë

Skandali Katargate/ Hetimi kalon në fazën e dytë, gati kërkesa për heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve

Më: 1 janar 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

“Hetimi për Katargate po hyn në fazën e dytë dhe është gati një kërkesë për heqjen e imunitetit të disa eurodeputetëve”, shkruan gazeta italiane La Repubblica.

Kjo fazë e dytë mund të nisë nga të hënën, tashmë me hetime të reja dhe një raport direkt në Parlamentin Evropian.

La Repubblica shton se prokurorët belgë do dërgojnë një kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve.

Nga informacionet thuhet se bëhet fjalë për dy kërkesa që kanë të bëjnë me eurodeputetët Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino.

Për momentin, sa i përket eurodeputetes belge, Maria Arena, hetimet nuk duket se po kalojnë në një fazë të re, me kërkesë për heqjen e imunitetit të saj.

La Repubblica parashikon se “nëse e gjithë çështja do të përshpejtohet, seanca plenare e Parlamentit Evropian mund të thirret për të dhënë mendimin e saj për kërkesën e prokurorëve për Tarabellas dhe Coccolinos më 16 janar”. Në të njëjtën kohë, se duke pasur parasysh shtrirjen e skandalit, do të ishte e vështirë që Parlamenti Evropian të mos procedonte me heqjen e imunitetit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat