E pabesueshme/ E paralizuar dhe në koma, 23-vjeçarja në Bari sjell në jetë një fëmijë

Evropë

E pabesueshme/ E paralizuar dhe në koma, 23-vjeçarja në Bari sjell në jetë një fëmijë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:30
Një 23-vjeçare

Një 23-vjeçare e paralizuar dhe në koma ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur ën Bari të Italisë dhe mediat italiane raportojnë se vajza me origjinë nga Taranto ishte në javën e 35-të të shtatzënisë, kur u gjet e rrëzuar në dysheme nga familjarët, për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjithashtu mësohet se fëmija është mirë pas disa ditësh në Neonatologji, po arrin të rikuperohet.

“Ajo ishte në gjendje ta çonte shtatzëninë në fund të lumtur”, shpjegon profesoresha Megna.

Gjithashtu, pas trajtimit të duhur mjekësor në Poliklinikën e Barit, edhe nëna po arrin të rikuperohet.

“Ishte emocionuese dhe prekëse të shikoje gruan duke lëvizur krahun dhe dorën e djathtë, aftësi e humbur më parë si pasojë e aksidentit cerebrovaskular. Pacientja është e re, ka shanse të shumta për shërim”, shpreson profesoresha Megna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat