Kroacia në grahmat e ngritjes së çmimeve, pas hyrjes në Eurozonë

Evropë

Kroacia në grahmat e ngritjes së çmimeve, pas hyrjes në Eurozonë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 08:42
Kroaci

48 orë pas miratimit të euros, Kroacia u përballë me grahmat e rritjes së cimeve. Kjo zemrëoi qytetarët, grupet e mbrojtjes së konsumatorëve dhe qeverinë.

Dita e tretë e anëtarësimit në Eurozonë, solli zemërim pas rritjes së çmimeve të lidhet ekskluzivisht me kalimin në monedhën e përbashkët, të cilën qeveria e ka quajtur “shfrytëzim perfid dhe përfitim të pandershëm”.

Kroacia u bë anëtari i 20-të i zonës së euros, që u kompletua me një vizitë në Zagreb të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen.

Të martën, shumë qytetarë raportuar për ngritje çmimesh që nga tregtia me pakicë e deri tek ofruesit e shërbimeve, pavarësisht garancive nga qeveria dhe banka qendrore që nuk do të ketë lëvizje çmimesh, derisa të vendosej kursi ligjor i euros.

Ministri i Ekonomisë, Davor Filipoviq, ka ftuar të martën një takim ballë për ballë me hallkat e mëdha të tregtisë me pakicë për të diskutuar rreth çmimeve, raporton euracvitv.

Pas takimit është thënë se “shitësit me pakicë kanë ngritur çmimet për çdo muaj, dhe tash pas miratimit të euros, ata po ngrisin çmimet prapë dhe po provojnë t’i mashtrojnë qytetarët. Por kjo nuk do të funksionojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat