​Pas skandalit të Katarit, PE prezanton reformat e lobimit

Evropë

​Pas skandalit të Katarit, PE prezanton reformat e lobimit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 21:20
Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola do të prezantojë nesër reformat e reja pas skandalit të korrupsionit në legjislaturën e BE-së, sipas burimeve parlamentare.

Për të rikthyer besimin e publikut në institucionin e BE-së, Metsola do të prezantojë 14 masa për të rritur transparencën dhe për ta bërë më të vështirë ndikimin e ligjvënësve të BE-së”, thanë sot burimet.

Vendimi vjen pasi ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili u shkarkua nga detyra pas arrestimit të saj, së bashku me tre ligjvënës të tjerë, e akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Katër të dyshuarit akuzohen se kanë ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të Katarit, vendi organizator i Kupës së Botës, në këmbim të parave dhe dhuratave”, sipas zyrës së prokurorisë belge.

Reformat e reja, përfshijnë rregulla më të rrepta për ish-ligjvënësit e BE-së që duan të lobojnë në Parlamentin Evropian pas largimit nga detyra.

Gjithashtu, do të përfshihet një propozim për t’i dhënë fund lejeve të aksesit të përhershëm për ish-ligjvënësit e BE-së. Të gjithë vizitorët do të duhet gjithashtu të regjistrohen kur të hyjnë në parlament”, sipas draftit./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat