Alexei Navalny i sëmurë në burg kërkon të shtrohet në spital, ekipi i tij dhe bashkëshortja lëshojnë alarmin

Evropë

Alexei Navalny i sëmurë në burg kërkon të shtrohet në spital, ekipi i tij dhe bashkëshortja lëshojnë alarmin

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:39
Alexei Navalny

Alexei Navalny, kundërshtari politik kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, po qëndron në burg i sëmurë rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij dhe ekipi ligjor i 46-vjeçarit, që saktësojnë se ai po vuan nga temperatura e lartë, ethet dhe kolla e fortë. Lideri i opozitës duhet të merrte pjesë në 3 seanca dëgjimore gjatë të mërkurës, për të denoncuar kufizimet strikte që u nënshtrohet në burg prej dy vitesh. Por duke folur me gjykatësin, Navalny kërkoi që seancat të shtyhen për motive shëndetësore.

Unë nuk jam duke u shtruar në spital edhe pse e kërkova këtë", u citua Navalny nga ekipi i tij, duke shtuar se zyrtarët e burgut gjithashtu kishin refuzuar të siguronin ilaçet bazë.

Bashkëshortja e tij ndërhyri duke akuzuar drejtuesit e burgut se nuk po lejojnë që 46-vjeçari të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe e konsideroi një tentativë të Putinit për ta vrarë atë. Për dy vitet e fundit, 46-vjeçari është mbajtur jashtë Vladimirit, një qytet rreth 230 kilometra (145 milje) në lindje të Moskës, pas një dënimi për përvetësim, një nga disa vendime që Navalny ka denoncuar si një përpjekje për t'i mbyllur gojën.

Një avokat i trajnuar, Navalny ka ngritur disa padi kundër zyrtarëve të burgjeve, duke pretenduar se ata kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese. Në fillim të kësaj jave, Navalny tha se po ndante qelinë e tij me një burrë të prekur nga gripi, duke akuzuar zyrtarët për përdorimin e shokut të burgosur si një "armë biologjike" për ta infektuar atë. Ekipi i Navalny pretendoi se Kremlini donte që Navalny të vdiste në burg.

“Putini ende po përpiqet të vrasë Navalny-n, por në një mënyrë më të qetë dhe më të ngadaltë në krahasim me helmimin me Novichok”, tha ekipi në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Sipas NDTV, Navalny u helmua me Novichok, një agjent nervor sovjetik, në një udhëtim në Siberi në vitin 2020. Ai mezi mbijetoi dhe akuzoi Putinin se qëndronte pas sulmit. Në një letër të hapur, qindra mjekë rusë u kërkuan autoriteteve të ndalonin "torturimin" e Navalny dhe t'i siguronin atij kujdesin e duhur.

"Refuzimi i përfaqësuesve të Shërbimit Federal të Ndëshkimit për t'i dorëzuar Alekseit ilaçet e nevojshme krijon një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e shtetasit rus Alexei Navalny," thuhej në letër.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, shkroi të mërkurën në Twitter: "Ne i bëjmë jehonë shqetësimeve të më shumë se 170 mjekëve rusë, të cilët po bëjnë thirrje për t'i dhënë fund keqtrajtimit të Navalny-t dhe për të ofruar të gjithë kujdesin e duhur mjekësor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat