​Yarmysh: Navalny të marrë trajtim urgjent mjekësor

Evropë

​Yarmysh: Navalny të marrë trajtim urgjent mjekësor

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:12
Alexei Navalny

Mbështetësit dhe anëtarët e familjes së disidentit të burgosur rus, Alexei Navalny thanë se janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e 46-vjeçarit ndërsa ai po vuan një dënim nëntëvjeçar në një koloni penale në veri-lindje të Moskës.

“Navalny nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në një seancë gjyqësore sepse ishte shumë i sëmurë”, shkroi zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh në Twitter.

Avokati i Navalny deklaroi së fundmi se klienti i tij, i cili ndodhet në një qeli izolimi, vuan nga ethet dhe kolla, dhe i është refuzuar ndihma mjekësore.

Bashkëshortja e Navalny, Julia Navalnya, i bëri thirrje drejtuesve të burgut në Melekhovo, rreth 260 kilometra larg kryeqytetit rus, që atij t’i jepen mjekime.

Këtë javë, 290 mjekë rusë i shkruan një letër të hapur presidentit rus, Vladimir Putin duke i kërkuar që Navalny të merrte trajtim mjekësor.

Profesionistët e mjekësisë kërkuan që mjekët të lejohen të vizitojnë liderin e opozitës, i cili shihet nga pjesa më e madhe e botës si një i burgosur politik.

“Ne kërkojmë t’i jepet fund keqtrajtimit të Alexei Navalny”, tha Yarmysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat