​Abazoviq: Qeveria aktuale do të zgjasë derisa të formohet një tjetër

Evropë

​Abazoviq: Qeveria aktuale do të zgjasë derisa të formohet një tjetër

Më: 12 janar 2023 Në ora: 21:25
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha sot se qeveria aktuale do të zgjasë derisa të formohet një tjetër.

“Mandati teknik është më i gjatë se i pari, mendoj se ne jemi më efikas në mandatin teknik”, ka thënë Abazoviq, transmeton “Vijesti” i Podgoricës.

“Ky formim i qeverisë së 44-të është fundi i historisë për ne. Mandatari (Miodrag) Lekiq ishte gjatë gjithë kohës i durueshëm dhe tolerant dhe i gatshëm për të kuptuar të gjitha perspektivat e çdo subjekti politik”, tha Abazoviq.

Ai u shpreh se është plotësisht e logjikshme që kur do të bësh qeveri të kesh “ndonjë dokument për autostradat kryesore”.

“Nuk e kishim atë. Cila është politika jonë e jashtme, si e shohim të ardhmen, çfarë duam të theksojmë, cilat janë prioritetet e punës së qeverisë, këtë kemi dashur të shohim në letër.... Ne nuk jemi një opsion që injoron rëndësinë e pozicionit të përgjithshëm diplomatik të Malit të Zi”, tha Abazoviq.

Ai tha se duhet ditur se Bashkimi Evropian ka investuar një miliard euro në Mal të Zi, pasi janë në proces të integrimit në BE, se aleati më i madh i tyre janë SHBA-të, se po i ndihmojnë jo vetëm në reforma, por edhe në lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se Mali i Zi nuk mund të jetë një vend që për një periudhë të shkurtër kohore do të shkatërrojë gjithçka që ishte një projekt i përbashkët.

“Ne jemi një shtet sovran, një demokraci parlamentare dhe Kushtetuta është shkelur në momentin që presidenti (Milo) Gjukanoviq nuk i dha mandat Lekiqit edhe pse ishte e qartë se ai kishte shumicën”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se “pas zgjedhjeve presidenciale, Mali i Zi do të jetë edhe më shumë në rrugën e duhur”.

“Orientimi evropian po rritet dhe do të fitojë një fitore të rëndësishme ndaj opsioneve të tjera retrograde”, theksoi Abazoviq.

Siç shtoi ai, qëndrimi i tij është se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa Gjykatën Kushtetuese "sepse atëherë Shavniku dhe Podgorica do të ndodhin në të gjithë Malin e Zi".

Abazoviq po ashtu ka thënë se pret që DPS të ketë kalkulimin e vet në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë.

“Pres që të ketë pak presion që të mos bëjnë atë që bënë më 12 dhjetor. DPS nuk votoi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, kërkon të ketë kontroll mbi Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat