Scholz në presion për rritje të mbështetjes ushtarake në Ukrainë, ministrja e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje

Evropë

Scholz në presion për rritje të mbështetjes ushtarake në Ukrainë, ministrja e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje

Më: 14 janar 2023 Në ora: 06:52
Christine Lambrecht

Christine Lambrecht thuhet se do të japë dorëheqjen - duke shtuar potencialisht problemet e kancelarit Olaf Scholz, ndërsa ai planifikon të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Ministri e Mbrojtjes do të largohet për të lejuar dikë tjetër të bëjë një fillim të ri në ministri, raportoi gazeta gjermane Bild.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes e përshkroi raportin si "thashetheme që ne nuk i komentojmë".

Scholz aktualisht është nën presion për të miratuar një rritje të mbështetjes ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat