​Itali, Oxfam: Afro dy milionë familje në varfëri absolute

Evropë

​Itali, Oxfam: Afro dy milionë familje në varfëri absolute

Më: 16 janar 2023 Në ora: 14:53
​Itali

Në Itali po shtohet gjithnjë e më shumë pabarazia sociale dhe ekonomike, ndërkohë që kjo rritje shoqërohet me shtimin e 10% të të ardhurave të të pasurve, sipas një raporti të organizatës joqeveritare “Oxfam”.

Pothuajse dy milionë familje janë në varfëri absolute, një shifër më shumë se e dyfishuar midis 2005 dhe 2021.

E shkaktuar gjithashtu nga inflacioni i lartë, erozioni i fuqisë blerëse të familjeve dhe një rënie e pagave reale në nëntë muajt e parë të vitit, që arriti në 6,6 pikë përqindje.

“Fillimisht, pandemia dhe tani kriza energjetike, rritja e çmimeve dhe një normë inflacioni që nuk ka qenë kurrë kaq e lartë për më shumë se 35 vjet dhe erërat e reja recesionare rrezikojnë të përkeqësojnë më tej boshllëqet afatgjata që karakterizojnë ekonominë në Itali”, tha “Oxfam”.

Me pothuajse dy milionë familje në varfëri absolute, në Itali pabarazia e të ardhurave neto u rrit në vitin 2020, megjithëse u zbut shumë nga transfertat publike emergjente.

Varfëria absolute, e qëndrueshme në 2021, pas një rritje të konsiderueshme te inflacionit në 2020, preku 7,5% të familjeve, një dukuri alarmante duke dyfishuar numrin e tyre në 16 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat