Rrëfimet e banorëve për tërmetin: “Menduam se ishte apokalipsi”

Evropë

Rrëfimet e banorëve për tërmetin: “Menduam se ishte apokalipsi”

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Pamje nga tërmeti në Turqi

Banorët e disa prej qyteteve të goditura nga tërmetet e sotëm kanë përshkruar tronditjen dhe frikën e përjetimit të dy lëkundjeve kaq të mëdha radhazi.

Tulin Akkaya, e cila jeton në Dijarbakir, në  afërsi të vendit ku ranë tërmetet, tha se ajo ende po përpiqej të merrte veten pas tërmetit të parë kur goditi i dyti.

“Jam shumë e frikësuar. E ndjeva kaq fort sepse jetoj në katin e fundit,” i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

“Ne dolëm jashtë në panik. Nuk mund të kthehem në banesën time tani – nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.”

Epiqendra e tërmetit të parë, me fuqi 7.8 ballë, ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa ai i të dytit, me magnitudë 7.5, ishte në afërsi të provinces Kahramanmaras, raporton BBC.

Melisa Salman, e cila është e vendosur në Kahramanmaras, tha se të jetuarit në një zonë tërmeti do të thotë se ishte mësuar të “tronditej”, por që sot ishte “hera e parë që ne kemi përjetuar ndonjëherë diçka të tillë”.

“Ne menduam se ishte apokalipsi,” tha ajo.

Halis Aktemur, një tjetër banor i Dijarbakirit, ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje pas shembjes së ndërtesës së parë të madhe në qytet dhe iu bashkua të tjerëve që ndihmonin për të gërmuar për t’I nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

“Ne ia dolëm të shpëtonim tre persona, por dy ishin të vdekur,” tha ai. “Pas tërmetit të dytë, nuk mund të shkoj askund. Unë mendoj se ata do të kenë nevojë për ndihmën time përsëri”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat