Stoltenberg konfirmon se NATO do t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmetit

Evropë

Stoltenberg konfirmon se NATO do t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmetit

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 20:33
Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleatët e NATO-s janë në mobilizim e sipër për ta mbështetur Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Stoltenberg në llogarinë e tij në Tëitter, ku tha se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

“Solidaritet I plotë me aleatin tonë, Turqinë, pas këtij tërmeti të tmerrshëm. Jam në kontakt me presidentin Erdogan dhe ministrin e jashtëm Mevut Cavusoglu, dhe aleatët e NATO-s, të cilët po mobilzohen për mbështetje tani”, ka shkruar Stoltenberg.

Kujtojmë se Kosova e Shqipëria tashmë kanë nisur ekipet e kërkim-shpëtimit për t’i dalë në ndihmë Turqisë pas tërmetit që la të vdekur mbi 2 mijë e 700 persona e mbi 13 mijë njerëz të lënduar.

Ndërsa, presidenti turk, Erdogan, ka shpallur një javë ditë zie pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat