Shefi i ushtrisë serbe në Pentagon takon Gjeneralin amerikan, Gjuriq jep detaje

Evropë

Shefi i ushtrisë serbe në Pentagon takon Gjeneralin amerikan, Gjuriq jep detaje

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Milan Mojsiloviq, Marko Gjuriq dhe Mark Milley

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se dje në Pentagon është mbajtur një takim mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Mark Milley.

Sipas Gjuriqit, ata kanë folur për “çështjet me interes të përbashkët të dhe për hapat e ardhshëm për të përmirësuar bashkëpunimin mes Serbisë dhe SHBA-së”.

Ai tha se një takim i tillë i shefave të ushtrisë po mbahet për herë të parë në më shumë se një dekadë dhe se po ndodh “në një moment të rëndësishëm për vendin tonë”.

Gjuriq në Twitter ka publikuar edhe një foto nga takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat