Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, Mbreti Charles III shfaqet me çorape të grisura në xhami

Evropë

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, Mbreti Charles III shfaqet me çorape të grisura në xhami

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:52
Mbreti Charles III

Mediave në Britaninë e Madhe nuk u shpëton gjë kur bëhet fjalë për mbretin Charles III.

Së fundmi ai është fotografuar gjatë një vizite në një xhami në zonën e Brick Lane, në lindje të Londrës.

Ato që tërhoqën vëmendjen ishin çorapët e 73-vjeçarit, të cilat ishin të grisura.

Sovrani, i cili i hoqi këpucët sapo hyri në xhami siç e kërkon dhe besimi nuk mundi dot të fshihte vrimën që ishte bërë tek corapet e tij.

Ky episod, i treguar me shumë foto nga mediat në vend, nuk ndikoi në asnjë mënyrë në vizitën e mbretit (i cili do të kurorëzohet më 6 maj) dhe të bashkëshortes së tij, Camilla në komunitetin bangladesh që ndodhet në Londër.

Image
Mbreti Charles III shfaqet me çorape të grisura në xhami
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat