Mrekulli në Turqi, 149 orë pas tërmetit shkatërrues nxirret i gjallë nga rrënojat burri

Evropë

Mrekulli në Turqi, 149 orë pas tërmetit shkatërrues nxirret i gjallë nga rrënojat burri

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 09:04
Nxirret i gjallë nga rrënojat burri

Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay të Turqisë, 149 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin.

Burri i identifikuar si Mustafa Sarigul, 35-vjeç, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe pas një punë të palodhshme arritën ta nxjerrin nga rrënojat.

Sarigul është dërguar menjëherë në spital për tretman, kurse operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Shpëtimtarët fillimisht kishin dëgjuar dikë duke bërtitur nga rrënojat e ndërtesës gjashtë katëshe në Mutlular, ku menjëherë vrapuan dhe vënë kontakt me të mbijetuarin.

Me ndihmën e qenve dhe personelit ushtarak nga Rumania, nxjerrja e tij zgjati për rreth pesë orësh.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur ky burrë nxirret gjallë nga rrënojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat