​Aeroportet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari shënojnë rritje të pasagjerëve

Evropë

​Aeroportet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari shënojnë rritje të pasagjerëve

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Aeroporti i Burgasit dhe ai i Varnës shënojnë një rritje prej 65.7% të pasagjerëve në janar, duke e bërë ketë rritjen më të madhe në të gjithë kompaninë e aeroportit Fraport Group, raportoi Fraport të hënën, cituar nga BTA. Aeroporti i Frankfurtit pati pothuajse 3.7 milionë pasagjerë në janar, duke shënuar një rritje nga viti në vit prej 65.5%.

Krahasuar me përqindjet para pandemisë të janarit të vitit 2019, në janar të vitit 2023 trafiku i pasagjerëve mbeti 21,3% më i ulët. Megjithatë, në muajin e fundit të vitit të kaluar, trafiku ishte vetëm 18,4% më i ulët krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-ës.

Aeroportet bullgare të Burgasit dhe Varnës së bashku kanë regjistruar gjithsej 96,833 pasagjerë, hyrës ose dalës, në janar të këtij viti.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022, fluksi i pasagjerëve të aeroporteve bullgare në Detin e Zi u rrit me 65,7%, që gjithashtu paraqet rritjen më të madhe të tillë në mesin e kompanive të menaxhuara nga operatori gjerman i aeroportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat