​Moldavia mbylli hapësirën ajrore, ja dyshimet

Evropë

​Moldavia mbylli hapësirën ajrore, ja dyshimet

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 00:30
Foto nga vendngjarja

Moldavia mbylli sot hapësirën e saj ajrore për më shumë se tre orë, duke përmendur rreziqet e sigurisë, por pa dhënë informacione të mëtejshme.

“Vendimi u mor për të garantuar sigurinë e aviacionit civil”, tha autoriteti moldav i aviacionit.

Raportet fillestare në media sugjeruan se një dron rus kishte hyrë në hapësirën ajrore të ish-republikës sovjetike të vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë.

Raportet e mëvonshme thanë se një balonë spiunimi kishte fluturuar fillimisht mbi Ukrainë, dhe më pas mbi Moldavi përpara se të udhëtonte drejt perëndimit mbi Rumani.

Autoriteti i Kontrollit të Fluturimit në Rumani regjistroi praninë e një balone mbi jug-lindje të vendit në një lartësi prej 11,000 metrash, afërsisht lartësia e lundrimit të fluturimeve tregtare.

Por, Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht tha se dy avionë të forcave ajrore ishin dërguar për të vëzhguar balonën, por nuk kishin arritur ta lokalizonin atë, as me sy të lirë, as me radar.

Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat i ishte referuar më herët një objekti të këtij lloji në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Autoritetet moldave kanë shprehur shqetësimin se forcat pro-ruse mund të tentojnë një grusht shteti në vend.

Forcat ushtarake ruse besohet të jenë të pranishme në Transnistria, një brez i shkëputur i Moldavisë që kufizohet me Ukrainën.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat