Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, 3 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur

Evropë

Tërmeti 6.4 ballë në Turqi, 3 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:34
Foto nga vendngjarja

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja, sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Të plagosur janë raportuar edhe në Siri. Tërmeti në Hatay me 6.4 kishte një thellësi prej 2 km. Pasgoditja u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë.

Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët pasi vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve të fuqishme që mori mijëra jetë njerëzish në Turqi dhe Siri.

Më shumë se një milion banorë kanë mbetur të pastrehë ndërsa kostot ekonomike pritet që të shkojnë në miliarda dollarë. Presidenti turk, Erdogan ka njoftuar fillimin e punës për ndërtimin e shtëpive në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat