Kulla Eiffel nga e enjtja do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për përvjetorin e luftës

Evropë

Kulla Eiffel nga e enjtja do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për përvjetorin e luftës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Kulla Eiffel do të ndizet me ngjyrat e flamurit ukrainas, me rastin e njëvjetorit të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të enjten më 24 shkurt, njoftoi një përfaqësues i autoritetit komunal të Parisit. të hënën.

“Qëllimi është të konfirmohet mbështetja e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha i njëjti zyrtar.

Monumenti ikonë i Parisit do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës nga mbrëma e së enjtes deri të dielën.

Franca është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, dhe e ka treguar mbështetjen e saj me anë të furnizimit të vazhdueshëm të sistemeve të armëve dhe materialeve të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat