5-vjeçarja feston ditëlindjen mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar

Evropë

5-vjeçarja feston ditëlindjen mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:22
Vajzë 5-vjeçare

Mes frikës, lotëve e shkatërrimit, nga Turqia ka edhe lajme emocionuese që prekin zemrat. E tillë është historia e Berfinit të vogël që doli e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në provincën Hatay të Turqisë.

Vajzë 5-vjeçare ka festuar ditëlindjen në kampin ku u vendos familja e saj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetarë, prindërit e saj dhe një pjesë tjetër e qytetarëve të shpëtuar kanë dhuruar buzëqeshje vogëlushes, jeta e së cilës ndryshoi plotësisht.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, 5-vjeçarja e buzëqeshur, fryn qirinjtë e tortës.

“Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat