Tre stacione televizive në Turqi u gjobitën për kritikat ndaj qeverisë së Erdoganit në lidhje me tërmetin

Evropë

Tre stacione televizive në Turqi u gjobitën për kritikat ndaj qeverisë së Erdoganit në lidhje me tërmetin

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë për Komunikimin Audiovizual në Turqi, sanksionoi sot tre rrjete televizive që kritikuan qeverinë për menaxhimin e pasojave të tërmetit që goditi jugun e vendit më 6 shkurt.

Rrjetet Halk TV, Tele 1 dhe Fox TV, u gjobitën dhe u është ndaluar përkohësisht transmetimi për “informacion dhe komente për tërmetin”, ka shkruar Ilhan Tasci në Twitter, anëtar i RTUK-së nga opozita.

Halk TV dhe Tele 1 u dënuan me gjobë prej pesë për qind të fitimit të tyre në janar dhe me pesë ditë ndalim të transmetimit të programit ditor. Halk TV dhe Fox TV, u gjobitën gjithashtu me tre për qind të fitimit të tyre në janar.

Të tre rrjetet njihen për kritikat e tyre ndaj qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Halk TV veçanërisht ka afërsi me partinë kryesore opozitare CHP.

Opozita dhe media e pavarur kritikojnë ashpër qeverinë turke, për mungesën dhe reagimin e dobët në ditët e para pas tërmetit 7.8 magnitudë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pranoi javën e kaluar “dështimet” në organizimin e ndihmës, duke përmendur forcën e tërmetit si justifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat