Itali, dhjetëra viktima pas përmbytjes së një varke me mingrantë

Evropë

Itali, dhjetëra viktima pas përmbytjes së një varke me mingrantë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Të paktën 45 migrantë humbën jetën pasi varka me të cilin udhëtonin u përmbys, në brigjet e Italisë. Roja bregdetare italiane dhe agjencitë e OKB-së për emigrantët thanë se varka prej druri u përplas me shkëmbinj nënujorë dhe u copëtua në jug të Italisë, në orët e para të së dielës.

Autoritetet italiane njoftuan se të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, “disa prej të cilëve arritën të dilnin vetë në breg pas mbytjes së anijes”.

Shifrat e sakta të të humburve janë vështirë për t’u përcaktuar, theksoi Roja bregdetare italiane.

Më shumë se 170 emigrantë vlerësohet të kenë qenë në bordin e anijes, thanë dy agjenci të OKB-së, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në një deklaratë të përbashkët që citonte të mbijetuarit.

Shumica e migrantëve ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia, ndërsa varka ishte nisur pesë ditë më parë nga Turqia.

Me anë të një deklarate kryeministrja italiane, Meloni shprehu “dhimbjen e saj të thellë për jetët e shumta njerëzore të marra nga trafikantët e qenieve njerëzore”.

Në vitin 2022, rreth 105 mijë migrantë mbërritën në brigjet italiane, rreth 38 mijë më shumë se në vitin 2021, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat