Në një plazh në Francë, policia gjen 800 kilogramë kokainë

Evropë

Në një plazh në Francë, policia gjen 800 kilogramë kokainë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Disa qindra kilogramë drogë janë gjetur dje nga autoritetet e sigurisë në një plazh në veri të Francës.

“Testet e para të kryera në rreth tridhjetë pako të sekuestruara ishin pozitive për kokainë”, u tha gazetarëve sot Pierre-Yves Marot, prokurori i shtetit në Charbourg, një qytet afër plazhit ku u gjet droga.

Me matjen është konfirmuar se nëpër pako gjendeshin nga 700 deri në 800 kilogramë.

Kokaina edhe më herët ishte gjetur në brigjet franceze. Kështu në fund të vitit 2019, u gjetën pako në një total prej 1.600 kilogramë në plazhin e Saint-Jean-de-Luza në jugperëndim të Camareta.

Kohët e fundit, në fund të majit 2022, ëmbëlsira me kokainë me një peshë totale prej 21 kilogramë u gjetën në plazhin në Berck, në veri të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat