Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta

Evropë

Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Tërmeti që goditi Turqinë

Arkitekti Cameron Sinclair tregoi përmes një videoje në TikTok se tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë ndërtesat e dobëta.

Reagimi i Sinclair i cili është edhe themelues i Institutit Worldchanging vjen pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ku mbetën të vrarë mbi 50 mijë njerëz.

Ai thotë se Turqia është një nga vendet e vetme në botë që ka pasur gabime të përsëritura në ndërtim. Që nga vitet 1930 arkitekti thotë se ata kanë lejuar të ndërtohen objektet ndonëse e dinin se nuk ishin të sigurta dhe të forta.

“Ndërtesat nuk janë vetëm lëkurë, duhet të kenë edhe ‘kocka’. Duhet të kesh ‘kocka’ të mira të një ndërtese, dhe kjo do të thotë se duhet të përforcim që mund të përballojë dridhje sizmike”, ka deklaruar ai.

“Ajo që keni parë në disa nga shkatërrimet, nëse shikoni disa nga fotot do të shihni që përforcimi mungon plotësisht. Ata nuk vendosën armaturë çeliku në beton. Me kuptimin e plotë të fjalës ishte një shtëpi letrash, por një shtëpi letrash shumë vdekjeprurëse”, deklaroi eksperti.

Sinclair thotë se kur ndërtohen objektet e forta, në parim me kodet ndërkombëtare të ndërtimit nuk do të kishte fatkeqësi të bëra nga njeriu si rezultat i asaj natyrores.

“Ndërtesat tona supozohet se duhet të qëndrojnë për të paktën 100 vjet. Mendoj se duhet të ndryshojmë me shumicë mënyrën se si trajnojmë arkitektët dhe inxhinierët”, shtoi eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat