“Kërkonim një vrimë për të dalë”, rrëfimi i gruas që i mbijetoi tragjedisë në Greqi

Evropë

“Kërkonim një vrimë për të dalë”, rrëfimi i gruas që i mbijetoi tragjedisë në Greqi

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:10
Aksidenti në Greqi

Teksa numri i viktimave në Greqi vazhdon të rritet si pasojë e përplasjes së dy trenave, të mbijetuarit kanë përshkruar “ferrin” që kanë përjetuar.

Mes tyre ishte një nënë me djalin e saj 7-vjeçar, të cilët po qëndronin në vagonin 2 në momentin që mori flakë, shkruan Protothema.

“Aty ndodhi një fatkeqësi. Ishim në lëvizje kur papritur pati një përplasje të rëndë. U dëgjua një zë i fortë. U tundëm shumë, dolëm nga një vrimë që ishte aty . Një bashkëudhëtar që ishte pranë nesh na ndihmoi. Vagoni kishte marrë flakë dhe ishte afër nesh. Ishim katër persona ulur aty dhe të gjithë dolëm gjallë”, u shpreh ajo.

Përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Larisa, shkaktoi vdekjen e 40 personave si dhe u plagosën dhjetëra të tjera.

Për shkak të kësaj tragjedie, qeveria greke shpalli tre ditë zie kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat