Karrige e tavolina kokës, përplasen krushqit në dasmë

Evropë

Karrige e tavolina kokës, përplasen krushqit në dasmë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një skenë e paprecedentë është regjistruar së fundmi në një dasmë në Pendik të Stambollit, ku njerëzit e dhëndrit dhe ata të nuses janë përplasur fizikisht me njëri – tjetrin, duke shkaktuar disa persona të lënduar.

Gjithçka ka nisur pas mosmarrjes vesh për këngën dhe vallen që do të kërcehet në pistë, ku debati verbal, ka degraduar në përdorimin e grushteve, shkelmave, por ku nuk munguan as karriget e tavolinat.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat ndërhynë në kohë, duke bërë që situata të mos agravojë më tej. Një numër i lartë dasmorësh kanë përfunduar në polici, ndërsa ambulanca ka marrë të plagosur e i ka dërguar në spital.

Por, kjo nuk i pengoi nusen dhe dhëndrin që të shkojnë për muaj mjalti, ndërsa familjet vijojnë ankesat ndaj njëra – tjetrës, ku secila palë fajëson tjetrën për sherrin masiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat