Bisedon në rrjetet sociale, i fiton besimin, e merr në makinë dhe e përdhunon! Si u abuzua e mitura në Greqi nga një 54-vjeçar

Evropë

Bisedon në rrjetet sociale, i fiton besimin, e merr në makinë dhe e përdhunon! Si u abuzua e mitura në Greqi nga një 54-vjeçar

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga një burrë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave pedofili e takoi 15-vjeçaren përmes aplikacionit Snapchat dhe pas katër muajve biseda me të, arriti të fitonte besimin e saj dhe ta takonte.

54-vjeçari nga Kyllini pas takimit e ka çuar të miturën në një banesë dhe e ka përdhunuar

Ngjarja po hetohet nga Nëndrejtoria e Sigurisë e Athinës në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës.

Çështja nisi të zbardhej pasi e mitura ka bërë një denoncim sipas të cilit, 54-vjeçari e ka detyruar 15-vjeçaren mesditën e datës 3 mars 2023 të hipë në një automjet ku e ka çuar në një banesë dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Hetimi policor ka vijuar dhe në kuadër të një operacioni të zhvilluar në orët e mëngjesit të sotëm, 54-vjeçari është lokalizuar në zonën e Ilisë, ku edhe është arrestuar. Nga hetimet e kryera janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) telefona celularë me material pornografik për fëmijë, përfshirë edhe vajzën në fjalë, si dhe një automjet.

Çfarë ndodhi në banesë:

Skenat në bodrumin e pistë të Sepolit ku ndodhi janë të paimagjinueshme. “E mitura u mbrojt duke e shtyrë, para se të përfundonte aktin, duke e goditur me shqelma dhe duke ikur”. Në të njëjtën kohë, e mitura ka kuptuar se i pandehuri ka vendosur në çantë një kartë bankare (me parapagesë) në emër të tij, me vlerë totale monetare prej 400 euro, pa e ditur ajo”.

Siç përmendëm edhe më lartë në celularin e tij u gjetën një “koleksion” fotosh ku kishte 11 foto nudo dhe gjysmë nudo që përshkruanin të të miturës dhe që përbëjnë material pornografik për fëmijë.

Në një telefon të dytë të gjetur në makinën e tij, u gjetën skedarë me foto të ruajtura nudo dhe gjysmë të zhveshura të djemve dhe vajzave të tjera të mitura.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet e policisë për identifikimin e viktimave të tjera të 54-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat