Protesta: Çekia kundër varfërisë

Evropë

Protesta: Çekia kundër varfërisë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 08:32
Det me flamuj në sheshin Wenzelsplatz në Pragë: Protestë kundër qeverisë dhe çmimeve të larta të energjisë

Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që po nxitet prej rritjes së fuqishme të çmimit të energjisë. Pakënaqësia e shumë qytetarëve drejtohet kundër qeverisë dhe kundër angazhimit në Ukrainë.    

Mijëra vetë demonstruan në fundjavë në sheshin e Pragës Wenzelsplatz nën sloganin "Çekia kundër varfërisë". Ata valëvitën flamuj dhe bënë thirrje për tërheqjen e qeverisë liberal-konservatore. Kabinetin qeverisës të kryeministrit Petr Fiala ata e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë masa sa duhet kundër rritjes së çmimeve në vend. Demonstruesit kritikuan edhe NATO-n dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Aksioni i protestave u organizua nga partia e re jashtë parlamentit PRO. "Ne jemi mbledhur për t'u pozicionuar kundër varfërisë", tha kryetari i saj, Jindrich Rajchl. Ai tha, se dëshiron një qeveri, e cila të "kujdeset në radhë të parë për qytetarët çek".

Image
Jindrich Rajchl drejton partinë "Právo Respekt Odbornost" ("Drejtësi, respekt, kompetencë", PRO)

Në fund të demonstratës një pjesë e protestuesve depërtoi në godinën e muzeut kombëtar në sheshin Wenzelsplatzes. Me brohorima protestuesit kërkonin që ta zëvendësonin flamurin ukrainas të vendosur në këtë godinë me atë çek.

Kërkesa për bisedime paqeje

Qeveria e Çekisë duhet të marrë rol ndërmjetësues të konfliktin e Ukrainës dhe të iniciojë bisedime paqeje në Pragë, ishte një ndër kërkesat, që publikuan në internet organizatorët e protestës. Mbështetja për Ukrainën duhet të kufizohet në ndihma humanitare. Një grupim i vogël kundër demonstruesve mbante flamujt e Ukrainës dhe të NATO-s si dhe pankarta me parrulla kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Çekia prej një viti po përpballet me një inflacion rekord, që ka të bëjë kryesisht me rritjen e çmimit të energjisë në valën e luftës në Ukrainë. Në shkurt inflacioni ishte 16,7 përqind, gati dy herë më shumë se në Gjermani (8,7 përqind)./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat