Tërmet në Turqi, kaq ishte magnituda

Evropë

Tërmet në Turqi, kaq ishte magnituda

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:35
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë.

Mediet vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş  me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat