Alarmon Orban: Rrezik real për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Evropë

Alarmon Orban: Rrezik real për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2023 Në ora: 09:14
Viktor Orban

Lufta në Ukrainë është në "rrezik real" për t'u bërë Lufta e Tretë Botërore, ka thënë kryeministri hungarez.

Viktor Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Udhëheqësi populist i krahut të djathtë ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

"Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar," tha ai.

“Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, ky është një rrezik real në këtë moment”.

Qeveria e Orban ka refuzuar t'i japë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe nuk lejon transferimin e saj përtej kufijve të Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat