Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë me vete letërnjoftimin

Evropë

Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë me vete letërnjoftimin

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:04
Jakov Milatoviq

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar për të votuar në qendrën e tij të votimit në Podgoricë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pa letërnjoftim.

Milatoviqi kur e kuptoi se nuk e kishte iu desh të kthehet në banesën e tij, për ta marrë dhe për t’u kthyer sërish në qendrën e votimit, ku ka votuar, shkruan Vijesti.

Ai u tha gazetarëve të mbledhur se kështu ndodh kur ndërroni kostumin në momentin e fundit.

Kujtojmë, se sot po mbahen zgjedhejet për president në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat